Për informacionin e klasifikuar
Ligji nr. 10/2023, datë 2 shkurt 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10/2023
- Data e miratimit
- 2 shkurt 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 27, 22 shkurt 2023
- Hyn në fuqi
- 9 mars 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 2023-02-22
LIGJ
Nr. 10/2023
PËR INFORMACIONIN E KLASIFIKUAR1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 81, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
i këtij
Objekti
rregullave për krijimin,
administrimin, deklasifikimin, zhvlerësimin dhe mbikëqyrjen e informacionit të klasifikuar gjatë
gjithë ciklit jetësor të tij.
i parimeve bazë dhe i
ligji është përcaktimi
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e informacionit të klasifikuar nga humbja, dëmtimi, rrjedhja,
komprometimi ose ekspozimi i paautorizuar.
Neni 3
Fusha e veprimit
Ky ligj zbatohet nga institucionet e administratës publike dhe operatorët ekonomikë për të
cilët për ushtrimin e detyrave të tyre dhe bazuar në parimin “nevojë për njohje” kërkohet të kenë
qasje në informacionin e klasifikuar.
SKI-të sipas këtij ligji nuk përjashtohen nga detyrimet që rrjedhin nga fusha e veprimit të
legjislacionit në fuqi që rregullon sigurinë kibernetike në Republikën e Shqipërisë, si pjesë e
infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit.
Neni 4
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Administrim i
informacionit të klasifikuar” është regjistrimi, qarkullimi, shfrytëzimi,
shumëfishimi, transportimi, transmetimi, ruajtja, arkivimi, asgjësimi dhe shkatërrimi i tij.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.