Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për rikthimin e ikonave të trafikuara në vendin e tyre të origjinës
Ligji nr. 13/2023, datë 2 shkurt 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 13/2023
- Data e miratimit
- 2 shkurt 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 27, 22 shkurt 2023
- Hyn në fuqi
- 9 mars 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 2023-02-22
LIGJ
Nr. 13/2023
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT NDËRMJET
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
PËR RIKTHIMIN E IKONAVE TË TRAFIKUARA NË VENDIN E TYRE TË
ORIGJINËS
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së
Maqedonisë së Veriut për rikthimin e ikonave të trafikuara në vendin e tyre të origjinës sipas tekstit që i
bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar më datë 2.2.2023.
Shpallur me dekretin nr. 31, datë 15.2.2023 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.