Ligj

Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror

Ligji nr. 8/2023, datë 2 shkurt 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8/2023
Data e miratimit
2 shkurt 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 32, 28 shkurt 2023
Hyn në fuqi
15 mars 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 2023-02-28

LIGJ

Nr. 8/2023

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E SHËRBIMIT PËRMBARIMOR

GJYQËSOR SHTETËROR

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj ka për objekt përcaktimin e rregullave për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit

Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror, kushtet që duhet të përmbushin shtetasit për të ushtruar detyrën e

përmbaruesit gjyqësor shtetëror, statusin, vlerësimin etik dhe profesional të tyre, procedimin disiplinor,

përfundimin e marrëdhënies në shërbimin përmbarimor gjyqësor shtetëror, si dhe marrëdhëniet me

institucionet shtetërore dhe me subjektet e tjera publike dhe private.

Neni 2

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për përmbaruesit gjyqësorë shtetërorë, që kryejnë veprimtarinë përmbarimore për

ekzekutimin e titujve ekzekutivë në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, Kodin Civil dhe aktet e

tjera ligjore, si dhe për subjektet e tjera publike dhe private, që përfshihen në procesin e ekzekutimit të

detyrueshëm.

2. Ky ligj zbatohet edhe për veprimtaritë dytësore që kryen përmbaruesi gjyqësor shtetëror, si:

a) kryerja e njoftimit të akteve gjyqësore dhe dokumenteve zyrtare;

b) njoftimi dhe mbledhja e detyrimeve financiare me mirëkuptim, me kërkesë të të interesuarve;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.