Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Polonisë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes
Ligji nr. 6/2023, datë 2 shkurt 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 6/2023
- Data e miratimit
- 2 shkurt 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 27, 22 shkurt 2023
- Hyn në fuqi
- 9 mars 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 2023-02-22
LIGJ
Nr. 6/2023
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË
POLONISË PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E MBROJTJES
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së
Republikës së Polonisë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij
ligji.
Neni 2
Shfuqizohet ligji nr. 9139, datë 16.10.2003, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet qeverisë së
Republikës të Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Polonisë për bashkëpunim në fushën e
mbrojtjes”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren zyrtare.
Miratuar më datë 2.2.2023.
Shpallur me dekretin nr. 25, datë 15.2.2023, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
QEVERISË SË REPUBLIKËS SË POLONISË PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E
MBROJTJES
MARRËVESHJE
Qeveria e Republikës së Polonisë dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, më poshtë
referuar “Palët”,
Duke pasur parasysh dispozitat e Traktatit Atlantik Verior, të përfunduar në Uashington, më 4 prill
1949,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.