Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar
Ligji nr. 9/2023, datë 2 shkurt 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9/2023
- Data e miratimit
- 2 shkurt 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 27, 22 shkurt 2023
- Hyn në fuqi
- 9 mars 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 2023-02-22
LIGJ
Nr. 9/2023
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 59/2014 “PËR KARRIERËN
USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së
Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 5 shtohen pikat 13 dhe 14 me këtë përmbajtje:
“13. “Sportistë të nivelit të lartë” ka të njëjtin kuptim sipas përcaktimeve të ligjit nr. 79/2017, “Për
sportin”, të ndryshuar;
14. “Gradë honorifike” është grada, e ndryshme nga gradat ushtarake të përcaktuara në nenin 12 të
këtij ligji, e cila i jepet sportistit të nivelit të lartë.”.
Neni 2
Në nenin 12 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) në shkronjën “ç” të pikës 1 grada “Ushtar I” zëvendësohet me gradën “Kadet”;
b) pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
“5. Grada “Kadet” për efekt të pagesës njësohet me gradën “Ushtar I””.
Pas nenit 12 shtohen nenet 12/1, 12/2 dhe 12/3 me këtë përmbajtje:
Neni 3
“Neni 12/1
Grada honorifike
1. Sportistit të nivelit të lartë i jepet grada honorifike me urdhër të ministrit të Mbrojtjes.
2. Propozimi për dhënien e gradës honorifike bëhet nga shefi
i Shtabit të Përgjithshëm pas
vlerësimit nga Komisioni i Gradave Honorifike.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.