Për disa ndryshime në ligjin nr. 9867, datë 31.1.2008, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër”, të ndryshuar
Ligji nr. 11/2023, datë 2 shkurt 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 11/2023
- Data e miratimit
- 2 shkurt 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 27, 22 shkurt 2023
- Hyn në fuqi
- 9 mars 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 2023-02-22
LIGJ
Nr. 11/2023
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9867, DATË 31.1.2008, “PËR PËRCAKTIMIN
E RREGULLAVE DHE TË PROCEDURAVE PËR TREGTIMIN NDËRKOMBËTAR
TË LLOJEVE TË RREZIKUARA TË FAUNËS DHE TË FLORËS SË EGËR”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9867, datë 31.1.2008, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin
ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime:
Neni 1
Kudo në tekstin e ligjit:
a)
fjalët “aplikimi”, “aplikimin”, “aplikimit” zëvendësohen përkatësisht me fjalët “kërkesa”,
“kërkesën”, “kërkesës”;
b) fjalët “aplikant”, “aplikantit” zëvendësohen përkatësisht me fjalët “kërkues”, “kërkuesit”;
c) emërtimi “Agjencinë/së e/së Mjedisit dhe të Pyjeve” zëvendësohet me emërtimin “Agjencinë/së
Kombëtare të Mjedisit”;
ç)
fjalët “Policia Pyjore”, “Policisë Pyjore” zëvendësohen përkatësisht me fjalët “struktura
përgjegjëse për kontrollin në pyje”, “strukturës përgjegjëse për kontrollin në pyje”.
Neni 2
Në pikën 4 të nenit 13 fjala “revokimit” zëvendësohet me fjalën “shfuqizimit”.
Neni 3
Pikat 1 dhe 5 të nenit 17 ndryshohen si më poshtë:
“1. Çdo kërkues, që kërkon një leje për llojet e listuara në anekse, paraqet kërkesën me shkrim në
ministri së bashku me dokumentet shoqëruese të saj.”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.