Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 114, datë 22.10.2015, “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”

Ligji nr. 12/2023, datë 2 shkurt 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
12/2023
Data e miratimit
2 shkurt 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 27, 22 shkurt 2023
Hyn në fuqi
9 mars 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 2023-02-22

LIGJ

Nr. 12/2023

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 114, DATË 22.10.2015, “PËR

AUDITIMIN E BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 114, datë 22.10.2015, “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, bëhen këto

ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 4 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Pika 7 ndryshohet si më poshtë:

“7. “Auditues i brendshëm” është profesionisti, i cili është i certifikuar dhe regjistruar si i tillë, si

dhe ka ndjekur trajnimin e vazhdueshëm profesional sipas kërkesave të këtij ligji.”.

2. Pika 13 ndryshohet si më poshtë:

“13. “Kodi i Etikës i Audituesit të Brendshëm” është akti administrativ, që miratohet me urdhër të

ministrit përgjegjës për financat dhe botohet në Fletoren Zyrtare, në të cilin përcaktohen rregullat e

sjelljes dhe parimet që udhëheqin punën e audituesve të brendshëm në sektorin publik në përputhje me

standardet ndërkombëtare të auditimit të brendshëm të miratuara, sipas përcaktimeve të këtij ligji.”.

3. Pas pikës 14 shtohet pika 14/1 me këtë përmbajtje:

“14/1. “Keqmenaxhim i rëndë financiar” është veprimi ose mosveprimi i një titullari apo nëpunësi

të një njësie publike, që mund të rezultojë ose ka rezultuar me paaftësi paguese financiare të njësisë ose

me humbje përtej parashikimeve në buxhetin e miratuar.”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.