Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr. 10296, datë 8.7.2010, "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin", të ndryshuar

Ligji nr. 14/2023, datë 16 shkurt 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
14/2023
Data e miratimit
16 shkurt 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 37, 7 mars 2023
Hyn në fuqi
22 mars 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2023-03-07

LIGJ

Nr. 14/2023

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 296, DATË 8.7.2010,

“PËR MENAXHIMIN FINANCIAR DHE KONTROLLIN”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 296, datë 8.7.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, të ndryshuar, bëhen

këto ndryshime:

Neni 1

Kudo në përmbajtjen e ligjit bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Fjalët “sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit” zëvendësohen me fjalët “sistemit të

menaxhimit financiar dhe kontrollit”.

2. Emërtimet “Ministri i Financave” dhe “Ministria e Financave” zëvendësohen përkatësisht me

fjalët “ministri përgjegjës për financat” dhe “ministria përgjegjëse për financat”.

3. Fjalët “struktura përgjegjëse për menaxhimin financiar dhe kontrollin” zëvendësohen me fjalët

“struktura përgjegjëse për menaxhimin financiar, kontrollin dhe kontabilitetin”.

4. Fjalët “veprimtari kontrolli” zëvendësohen me fjalët “aktivitete kontrolli”.

Neni 2

Në nenin 4 bëhen këto ndryshime:

a) Pikat 1, 3, 9, 17 dhe 18 ndryshohen si më poshtë:

“1. “Kontrolli

i brendshëm financiar publik (KBFP)” është sistemi

i kontrollit të brendshëm

financiar publik si tërësia e kontrolleve të vendosura nga njësitë publike, me qëllim administrimin e

suksesshëm për të garantuar se menaxhimi financiar e kontrolli dhe arritja e objektivave të njësive

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.