Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi) për financimin e projektit “Furnizimi me ujë i qytetit të Durrësit

Ligji nr. 16/2023, datë 16 shkurt 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
16/2023
Data e miratimit
16 shkurt 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 33, 2 mars 2023
Hyn në fuqi
17 mars 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 2023-03-02

LIGJ

Nr. 16/2023

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET KËSHILLIT TË

MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI) DHE AGJENCISË

FRANCEZE PËR ZHVILLIM (HUADHËNËSI) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT

“FURNIZIMI ME UJË I QYTETIT TË DURRËSIT”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 e 2, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Këshillit

të Ministrave të Republikës së Shqipërisë

(huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi) për financimin e projektit “Furnizimi

me ujë i qytetit të Durrësit” sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar, më datë 16.2.2023.

Shpallur me dekretin nr. 34, datë 24.2.2023 të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj

MARRËVESHJE AFD N° CAL1012 01 Y

MARRËVESHJE E SHUMËS SË KREDISË

E datës 15 nëntor 2022

NDËRMJET AGENCE FRANÇAISE DE DEVELOPPEMENT (HUADHËNËSI) DHE

KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI)

Tabela e lëndës

1. PËRKUFIZIMET DHE INTERPRETIMI

1.1 Përkufizimet

1.2 Interpretimi

2. SHUMA, QËLLIMI DHE KUSHTET E PËRDORIMIT

2.1 Shuma

2.2. Qëllimi

2.3 Mungesa e përgjegjësisë

2.4 Kushtet pararendëse

3. TËRHEQJA E FONDEVE

3.1 Shumat e tërheqjes së fondit

3.2 Kërkesa për tërheqjen e fondit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.