Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024, "Për buxhetin e vitit 2025"
Akti normativ nr. 3/2025, datë 29 prill 2025, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Numri
- 3/2025
- Data e miratimit
- 29 prill 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 83, 12 maj 2025
- Hyn në fuqi
- 12 maj 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 83, datë 2025-05-12
AKT NORMATIV
Nr. 3, datë 29.4.2025
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 115/2024,
“PËR BUXHETIN E VITIT 2025”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr. 115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni l
Nenet 1 dhe 2 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“Neni l
Buxheti për vitin 2025 është:
Të ardhurat | 758 036 milionë lekë;
Shpenzimet | 826 088 milionë lekë;
Deficiti | 68 052 milionë lekë.
Buxheti përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i ish-pronarëve.
Neni 2
Buxheti i shtetit për vitin 2025 është:
Të ardhurat | 547 369 milionë lekë;
Shpenzimet | 615 421 milionë lekë;
Deficiti | 68 052 milionë lekë.”.
Neni 2
Neni 9 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 9
Të ardhurat e buxhetit të shtetit sipas grupeve kryesore janë:
Grantet | 18 995 milionë lekë;
Të ardhurat tatimore | 501 573 milionë lekë;
Të ardhurat jotatimore | 26 800 milionë lekë.”.
Neni 3
Në nenin 11 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Shpenzimet e buxhetit të shtetit sipas grupeve kryesore janë:
- shpenzime të buxhetit qendror | 602 941 milionë lekë;
- fondi rezervë i buxhetit | 3 000 milionë lekë;
- kostoja e zgjedhjeve | 2 500 milionë lekë;
- rezervë për planin e rritjes me BE-në | 1 200 milionë lekë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.