Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore
Ligji nr. 18/2023, datë 23 shkurt 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 18/2023
- Data e miratimit
- 23 shkurt 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 49, 27 mars 2023
- Hyn në fuqi
- 11 prill 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 49, datë 2023-03-27
LIGJ
Nr. 18/2023
PËR PËRFUNDIMIN E PROCESIT TË PRIVATIZIMIT TË OBJEKTEVE
TË ISH-NDËRMARRJEVE BUJQËSORE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i fushës së zbatimit, autoriteteve përgjegjëse për përfundimin e
procesit të privatizimit dhe procedurën e privatizimit të objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe
trojeve të tyre funksionale.
Neni 2
Qëllimi
Ky ligj përcakton procedurat dhe organin shtetëror përgjegjës për përfundimin e procesit të
privatizimit të objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe trojeve të tyre funksionale për të cilat ky
proces nuk ka përfunduar, si dhe të transferimit të pronësisë së tyre te subjektet blerëse.
Neni 3
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji me termat e mëposhtëm nënkuptohen:
1. “Ministri” ose “ministria” është ministri ose ministria përgjegjëse për bujqësinë.
2. “Përfundimi
i procesit të privatizimit” është kalimi
i pronësisë së pronës shtetërore të ish-
ndërmarrjeve bujqësore te subjektet përfituese.
3. “Ish-ndërmarrja bujqësore” i referohet ndërmarrjes bujqësore sipas kuptimit
të dhënë në
legjislacionin në fuqi deri në datën 1.8.1991.
4. “Objekt i
ish-ndërmarrjeve bujqësore” janë ndërtesat për të cilat ka filluar, por nuk është
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.