Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për delegimin e shërbimeve të trafikut ajror në një pjesë të hapësirës ajrore mbi liqenin e Ohrit

Ligji nr. 23/2023, datë 16 mars 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
23/2023
Data e miratimit
16 mars 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 59, 6 prill 2023
Hyn në fuqi
21 prill 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 59, datë 2023-04-06

LIGJ

Nr. 23/2023

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

SË VERIUT PËR DELEGIMIN E SHËRBIMEVE TË TRAFIKUT AJROR NË NJË PJESË

TË HAPËSIRËS AJRORE MBI LIQENIN E OHRIT

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “a”, të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së

Republikës së Maqedonisë së Veriut për delegimin e shërbimeve të trafikut ajror në një pjesë të

hapësirës ajrore mbi liqenin e Ohrit sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e

tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar më datë 16.3.2023.

Shpallur me dekretin nr. 48, datë 31.3.2023 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bajram Begaj.

MARRËVESHJE

PËR DELEGIMIN E SHËRBIMEVE TË TRAFIKUT AJROR

Preambulë

Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së

Republikës së Maqedonisë së Veriut për delegimin e shërbimeve të trafikut ajror në një pjesë

të hapësirës ajrore mbi liqenin e Ohrit

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë si Shtet Delegues dhe Qeveria e Republikës së

Maqedonisë së Veriut si Shteti Ofrues i Shërbimit (në vijim: “Palët Kontraktore”);

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.