Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar
Ligji nr. 21/2023, datë 16 mars 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 21/2023
- Data e miratimit
- 16 mars 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 59, 6 prill 2023
- Hyn në fuqi
- 21 prill 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 59, datë 2023-04-06
LIGJ
Nr. 21/2023
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8378, DATË 22.7.1998
“KODI RRUGOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e disa deputetëve,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen
këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 2, pika 6, shkronja “B” ndryshohet si më poshtë:
“B – Qarku, kur lidhin kryeqendrën e qarkut me bashkitë, qendrat e njësive administrative dhe
zonat e tjera me interes industrial, bujqësor, turistik e klimaterik, rrugët që lidhin qendrat e njësive
administrative, bashkitë me qendrat e njësive administrative dhe rrugët që lidhen qendrat e bashkisë
dhe të njësive administrative me rrugët shtetërore.”.
Neni 2
Kudo në përmbajtjen e Kodit:
- emërtimi “Ministrisë së Rendit Publik” zëvendësohet me emërtimin “Ministrisë së Brendshme”;
- emërtimi “Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve” zëvendësohet me fjalët “ministrisë
përgjegjëse për çështjet e kulturës”;
- emërtimi “Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve” zëvendësohet me emërtimin “Autoritetit Rrugor
Shqiptar”;
- fjala “rrethit” zëvendësohet me fjalën “qarkut”.
Neni 3
Në nenin 7 bëhen shtesat e mëposhtme:
a) në pikën 1, shkronja “f”, shtohet fjalia “Zonat e destinuara për parkim përkundrejt pagesës nuk
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.