Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2015 "Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian"
Ligji nr. 19/2023, datë 16 mars 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 19/2023
- Data e miratimit
- 16 mars 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 59, 6 prill 2023
- Hyn në fuqi
- 21 prill 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 59, datë 2023-04-06
LIGJ
Nr. 19/2023
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 15/2015
“PËR ROLIN E KUVENDIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EUROPIAN”
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,
me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 15/2015, “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në
Bashkimin Europian”, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
Neni 2 ndryshon si më poshtë:
Neni 1
“Neni 2
Objekti
Objekt i këtij
ligji është përcaktimi
i rregullave për marrëdhëniet e Kuvendit me Këshillin e
Ministrave, ministrin përgjegjës për negociatat me Bashkimin Europian,
institucionet e pavarura
kushtetuese dhe të krijuara me ligj, në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin
Europian.”.
Neni 2
Në nenin 3 pas shkronjës “b” shtohen shkronjat “b/1”, “b/2” dhe “b/3” me këtë përmbajtje:
“b/1. dhënien e rekomandimeve për pozicionet negociuese të Republikës së Shqipërisë në
negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian;
b/2. monitorimin e kritereve të vendosura gjatë procesit të negociatave;
b/3. informimin mbi gjetjet kryesore të raportit të shqyrtimit analitik të legjislacionit të Komisionit
Europian.”.
Neni 3
Në nenin 4 bëhet ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
1. Shkronja “ë” ndryshon si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.