Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për krijimin e task-forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë

Ligji nr. 22/2023, datë 16 mars 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
22/2023
Data e miratimit
16 mars 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 59, 6 prill 2023
Hyn në fuqi
21 prill 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 59, datë 2023-04-06

LIGJ

Nr. 22/2023

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË

MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË

MAQEDONISË SË VERIUT PËR KRIJIMIN E TASK-FORCAVE TË

PËRBASHKËTA NË FUSHËN E SIGURISË

Në mbështetje të neneve 78, 83 dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe

qeverisë së Maqedonisë së Veriut për krijimin e task-forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë

sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Neni 2

Miratuar në datën 16.3.2023.

Shpallur me dekretin nr. 47, datë 31.3.2023, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bajram Begaj.

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE QEVERISË SË REPUBLIKË SË MAQEDONISË SË VERIUT PËR KRIJIMIN E

TASK-FORCAVE TË PËRBASHKËTA NË FUSHËN E SIGURISË

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Maqedonisë se Veriut (në vijim

të referuara si “Palë”),

me dëshirën e përbashkët për të punuar në mposhtjen e kërcënimeve të sigurisë dhe luftën

efektive kundër krimit të organizuar ndërkombëtar përmes partneritetit dhe përmes aktiviteteve

të koordinuara;

duke njohur bashkëpunimin e mirë, të bazuar në besimin e ndërsjellë policor në luftën kundër

krimit;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.