Për bletarinë
Ligji nr. 20/2023, datë 16 mars 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 20/2023
- Data e miratimit
- 16 mars 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 59, 6 prill 2023
- Hyn në fuqi
- 1 maj 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 59, datë 2023-04-06
LIGJ
Nr. 20/2023
PËR BLETARINË1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozim të Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është:
1. Përcaktimi i rregullave për ushtrimin e aktivitetit të bletarisë, si veprimtari me interes jetësor,
kombëtar, e dobishme për ruajtjen e mjedisit natyror, ekosistemit dhe bujqësisë.
2. Caktimi i detyrave për autoritetet përgjegjëse.
3. Garantimi i pjalmimit natyror dhe biodiversitetit të llojeve të bletëve, me referencë të veçantë për
mbrojtjen e racës së bletës (apis mellifera carnica), popullatave tipike vendase ose të zonave kufitare.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Apiterapi” është përdorimi mjekësor i produkteve të prodhuara nga bletët, si mjalti, propolisi,
dylli, poleni, qumështi i bletës dhe helmi për të trajtuar çështje të ndryshme mjekësore dhe terapi
inhalatore.
2. “Apiturizëm” është turizmi
i bletëve, ku përfshihen vizitat në parkun e bletëve, njohja me
aktivitetet dhe jetën e bletës, kontakti direkt me bletarë, degustimi i produkteve të bletës në vend etj.
3. “Bletari” është mbarështimi i bletëve dhe përfshin të gjitha aspektet e sektorit: njohuri për bletët,
produktet e bletëve, përdorimet dhe tregjet e tyre, tregtinë e pajisjet.
4. “Bletërritja” është mbarështimi i bletëve mjaltëdhënëse.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.