Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Forcave Shumëkombëshe dhe Vëzhguesve për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Forcat Shumëkombëshe dhe Vëzhguesve në Sinai”

Ligji nr. 26/2023, datë 23 mars 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
26/2023
Data e miratimit
23 mars 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 64, 14 prill 2023
Hyn në fuqi
29 prill 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 64, datë 2023-04-14

LIGJ

Nr. 26/2023

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FORCAVE SHUMËKOMBËSHE DHE VËZHGUESVE PËR PJESËMARRJEN E FORCAVE TË ARMATOSURA TË SHQIPËRISË NË FORCAT SHUMËKOMBËSHE DHE VËZHGUESVE NË SINAI

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Forcave Shumëkombëshe dhe Vëzhguesve për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Forcat Shumëkombëshe dhe Vëzhguesve në Sinai sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar më datë 23.3.2023.

Shpallur me dekretin nr.53, datë 6.4.2023, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bajram Begaj

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FORCAVE SHUMËKOMBËSHE DHE VËZHGUESVE PËR PJESËMARRJEN E FORCAVE TË ARMATOSURA TË SHQIPËRISË NË FORCAT SHUMËKOMBËSHE DHE VËZHGUESVE NË SINAI

Preambulë

Këshilli i Ministrave i Republikës të Shqipërisë (në vijim i referuar si “Shqipëria”) dhe Forcat Shumëkombëshe dhe Vëzhguesve (në vijim të referuara si “FSHV”), (në vijim të referuar bashkërisht si “Palët”),

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.