Ligj

Për kontrollin e tregtimit të produkteve që mund të përdoren për dënime me vdekje, torturë ose dënime apo trajtime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese

Ligji nr. 27/2023, datë 23 mars 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
27/2023
Data e miratimit
23 mars 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 64, 14 prill 2023
Hyn në fuqi
14 tetor 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 64, datë 2023-04-14

LIGJ

Nr. 27/2023

PËR KONTROLLIN E TREGTIMIT TË PRODUKTEVE QË MUND TË PËRDOREN

PËR DËNIME ME VDEKJE, TORTURË OSE DËNIME APO TRAJTIME MIZORE,

ÇNJERËZORE OSE POSHTËRUESE1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton rregullat dhe procedurat për kontrollin e tregtimit të produkteve që mund të

përdoren për dënime me vdekje, torturë ose dënime apo trajtime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese, si

dhe ofrimin e shërbimeve të ndërmjetësimit, ndihmës teknike, trajnimin dhe reklamën në lidhje me

produkte të tilla.

Neni 2

Përkufizimet

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Autoritet i zbatimit të ligjit” është çdo autoritet përgjegjës për parandalimin, zbulimin, hetimin,

luftimin dhe ndëshkimin e veprave penale, duke përfshirë, por pa u kufizuar në policinë, prokurorinë,

të vendimeve penale dhe, kur është e

çdo autoritet gjyqësor, çdo institucion të ekzekutimit

përshtatshme, institucionet shtetërore dhe autoritetet ushtarake.

2. “Autoriteti përgjegjës” është Autoriteti

i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), si

struktura shtetërore përgjegjëse për lëshimin e autorizimeve të përcaktuara në pikat 3, 4 dhe 5 të këtij

neni, për eksportin, importin, tranzitin, ofrimin e ndihmës teknike dhe veprimtari ndërmjetësuese.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.