Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për Programin Kombëtar të Modernizimit të Sektorit të Ujësjellës-Kanalizimeve në Shqipëri

Ligji nr. 25/2023, datë 23 mars 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
25/2023
Data e miratimit
23 mars 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 64, 14 prill 2023
Hyn në fuqi
29 prill 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 64, datë 2023-04-14

LIGJ

Nr. 25/2023

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS

SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM

DHE ZHVILLIM, PËR PROGRAMIN KOMBËTAR TË MODERNIZIMIT

TË SEKTORIT TË UJËSJELLËS-KANALIZIMEVE NË SHQIPËRI

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare

për Rindërtim dhe Zhvillim, për Programin Kombëtar të Modernizimit të Sektorit të Ujësjellës-

Kanalizimeve në Shqipëri, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Neni 2

Miratuar në datën 23.3.2023.

Shpallur me dekretin nr. 52, datë 6.4.2023, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bajram Begaj.

NUMRI I HUAS 9373-AL

MARRËVESHJE HUAJE

(PROGRAMI KOMBËTAR I MODERNIZIMIT TË SEKTORIT TË UJËSJELLËS-

KANALIZIMEVE NË SHQIPËRI) NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

Marrëveshje e datës,

sipas datës

së nënshkrimit ndërmjet Republikës

së Shqipërisë

(“Huamarrësi”) dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (“Banka”),

duke pasur parasysh se Banka, duke vepruar si administratore e Programit Kombëtar të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.