Ligj

Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme

Ligji nr. 24/2023, datë 23 mars 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
24/2023
Data e miratimit
23 mars 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 64, 14 prill 2023
Hyn në fuqi
29 prill 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 64, datë 2023-04-14

IGJ

Nr. 24/2023

PËR NXITJEN E PËRDORIMIT TË ENERGJISË NGA BURIMET E

RINOVUESHME1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është:

a) të nxitë rritjen e përdorimit të energjisë prej burimeve të rinovueshme për të siguruar një zhvillim

të qëndrueshëm të këtij sektori në Republikën e Shqipërisë dhe të jetë në përputhje me detyrimet në

kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë;

b) të zvogëlojë importin e lëndëve djegëse fosile, emetimin e gazeve me efekt serrë dhe të mbrojë

mjedisin në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë në kuadër të

marrëveshjeve dhe traktateve ndërkombëtare;

c) të nxitë zhvillimin e energjisë elektrike të rinovueshme dhe integrimin rajonal të saj, si dhe të

lehtësojë pjesëmarrjen e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme;

ç) të rritë diversifikimin e burimeve të energjisë dhe sigurinë e furnizimit me energji në Republikën e

Shqipërisë;

d) të nxitë zhvillimin e zonave rurale dhe të izoluara duke përmirësuar furnizimin e tyre me energji.

Neni 2

Fusha e veprimit

Ky ligj përcakton:

a) kuadrin ligjor për nxitjen e përdorimit të energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme;

b) objektivat kombëtarë detyrues dhe detyrimet raportuese për kontributin e energjisë nga burimet e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.