Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare”, të ndryshuar

Ligji nr. 28/2023, datë 23 mars 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
28/2023
Data e miratimit
23 mars 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 64, 14 prill 2023
Hyn në fuqi
29 prill 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 64, datë 2023-04-14

LIGJ

Nr. 28/2023

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 48/2014, “PËR PAGESAT

E VONUARA NË DETYRIMET KONTRAKTORE E TREGTARE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me

propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare”, të ndryshuar,

bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

Neni 1 ndryshohet si më poshtë:

Neni 1

“Neni 1

Qëllimi i ligjit

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për afatet dhe mënyrën e llogaritjes së kamatave

ligjore për pagesat e vonuara në rastet e furnizimit me mallra apo shërbime nga ana e ndërmarrjeve

tregtare kundrejt ndërmarrjeve të tjera tregtare dhe autoriteteve publike ose nga ana e prodhuesve

bujqësore kundrejt ndërmarrjeve tregtare, në mënyrë që të sigurohet funksionimi i duhur i tregut të

brendshëm, duke nxitur aftësinë konkurruese të ndërmarrjeve tregtare dhe në veçanti të ndërmarrjeve

të vogla e të mesme.”.

Neni 2

Në nenin 3 bëhen ndryshimi dhe shtesa si më poshtë:

1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1.

‘Veprimi

juridik tregtar’ është kontrata apo çdo veprim tjetër juridik, përfshirë dhe faturën

tatimore, i kryer ndërmjet ndërmarrjeve tregtare ose ndërmjet ndërmarrjeve tregtare nga njëra anë dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.