Ligj

Për tatimin mbi të ardhurat

Ligji nr. 29/2023, datë 30 mars 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 5 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 11 dhjetor 2025.

Numri
29/2023
Data e miratimit
30 mars 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 70, 2 maj 2023
Hyn në fuqi
17 maj 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 70, datë 2023-05-02

LIGJ

Nr. 29/2023

PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT1

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti dhe qëllimi i ligjit

1. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave në lidhje me:

a) tatimin mbi të ardhurat e personave fizikë dhe entiteteve;

b) tatimin mbi të ardhurat nga trashëgimitë, dhurimet dhe fitimet nga lojërat e fatit.

2. Qëllimi i këtij ligj është hartimi i një kuadri ligjor mbi përcaktimin e rregullave për vendosjen,

deklarimin dhe mbledhjen e tatimit mbi të ardhurat personale, tatimit mbi të ardhurat e korporatave, si

dhe të tatimit të mbajtur në burim të të ardhurave.

Neni 2

Fusha e zbatimit

1. Personat rezidentë në Republikën e Shqipërisë janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale dhe

tatimit mbi të ardhurat e korporatës për të ardhurat e tatueshme nga të gjitha burimet, të realizuara

brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në një vit tatimor të caktuar.

2. Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe nga ky ligj, personat jorezidentë janë subjekt i tatimit

mbi të ardhurat në këto raste:

a) për totalin e të ardhurave të tyre të tatueshme në mbarë botën, që i atribuohen një selie të

përhershme në Republikën e Shqipërisë; dhe

b) në masën që nuk përfshihen në shkronjën “a”, të ardhurat e tyre të tatueshme nga të gjitha

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 21 korrik 2023 · 57/2023 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 2, datë 7.6.2023, "Për disa shtesa në ligjin nr. 29/2023, "Për tatimin mbi të ardhurat"
  2. 25 janar 2024 · 4/2024 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 7, datë 14.12.2023, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat””, të ndryshuar
  3. 19 dhjetor 2024 · 120/2024 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 27.11.2024, "Për një shtesë në ligjin nr. 29/2023, "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar
  4. 30 janar 2025 · 9/2025 · Për një ndryshim në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar
  5. 11 dhjetor 2025 · 81/2025 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.