Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013, "Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar
Ligji nr. 30/2023, datë 13 prill 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 30/2023
- Data e miratimit
- 13 prill 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 75, 10 maj 2023
- Hyn në fuqi
- 25 maj 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 75, datë 2023-05-10
LIGJ
Nr. 30/2023
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 97/2013, “PËR MEDIAT
AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen
këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 2 fjalët “dhe shërbimet mbështetëse të tyre” zëvendësohen me fjalët “shërbimet
mbështetëse të tyre, si dhe për shërbimet e platformave të shpërndarjes së videove”.
Neni 2
Në nenin 3 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Pas pikës 6 shtohet pika 6/1 me këtë përmbajtje:
“6/1. “Edukim mediatik” në kuptim të këtij ligji u referohet aftësive, njohurisë dhe të kuptuarit që u
lejon individëve të përdorin në mënyrë të sigurt dhe efektive përmbajtjet e shërbimeve mediatike
audiovizive.”.
2. Në pikën 8 pas fjalëve “ose përfshihet në një program” shtohen fjalët “ose video të krijuar nga
përdoruesi”.
3. Pas pikës 17 shtohet pika 17/1 me këtë përmbajtje:
“17/1. “Ofruesi i platformës së shpërndarjes së videove” është personi fizik ose juridik, i cili ofron
shërbimin e platformës së shpërndarjes së videove.”.
4. Pika 26 ndryshohet si më poshtë:
“26. “Program” është një seri imazhesh lëvizëse, e shoqëruar me ose pa zë, që përbëjnë një element
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.