Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW-së, Frankfurt Am Main (KfW), e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), (agjencia e zbatimit të projektit) për projektin “Zhvillimi i Integruar Rajonal”

Ligji nr. 31/2023, datë 18 maj 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
31/2023
Data e miratimit
18 maj 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 88, 13 qershor 2023
Hyn në fuqi
28 qershor 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 88, datë 2023-06-13

LIGJ

Nr. 31/2023

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS

SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI), PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE KfW-së, FRANKFURT AM MAIN (KfW), E FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT (FSHZH), (AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT), PËR PROJEKTIN “ZHVILLIMI I INTEGRUAR RAJONAL”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW-së, Frankfurt am Main (KfW), e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), (agjencia e zbatimit të projektit), për projektin “Zhvillimi i integruar rajonal” sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar më datë 18.5.2023.

Shpallur me dekretin nr. 79, datë 8.6.2023, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

MARRËVESHJE HUAJE

datë 29.12.2022

NDËRMJET KfW, FRANKFURT AM MAIN (“KfW”) DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË (“HUAMARRËSI”) DHE FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT (FSHZH) (“AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT”)

PËR SHUMËN 20,000,000.00 EURO

- Zhvillimi i Integruar Rajonal -

BMZ-nr. 2018 67 175

Huaja nr. 30919

Përmbajtja

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.