Ligj

Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 33/2023, datë 25 maj 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
33/2023
Data e miratimit
25 maj 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 82, 30 maj 2023
Hyn në fuqi
30 maj 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 82, datë 2023-05-30

LIGJ

Nr. 33/2023

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 96/2016 “PËR STATUSIN E GJYQTARËVE

DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI

Në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhet ndryshimi i mëposhtëm:

Neni 1

Shkronja “a” e pikës 5 të nenit 12 ndryshohet si më poshtë:

“a) paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, e cila është e njëjtë me

shumëzimin e koeficientit 0.36 me pagën e Presidentit të Republikës. Paga referuese bazë për

funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë indeksohet me vendim të Këshillit të Ministrave jo më vonë se

dy vjet nga indeksimi i fundit. Niveli i indeksimit në çdo rast nuk kalon një pikë përqindjeje mbi nivelin

e targetuar të inflacionit nga Banka e Shqipërisë.”.

Neni 2

Dispozitë tranzitore

1. Paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë indeksohet për herë të parë nga

Këshilli i Ministrave jo më herët se data 1.1.2026.

2. Për vitin 2023 paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë përllogaritet sipas

këtij ligji nga data 1 prill, duke u bazuar, për efekt të përllogaritjes, në pagën e Presidentit të Republikës

me vlerë 425000 (katërqind e njëzet e pesë mijë) lekë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.