Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi
Ligji nr. 35/2023, datë 25 maj 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 26 korrik 2024.
- Numri
- 35/2023
- Data e miratimit
- 25 maj 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 82, 30 maj 2023
- Hyn në fuqi
- 30 maj 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 82, datë 2023-05-30
LIGJ
Nr. 35/2023
PËR KOMPETENCAT PËR CAKTIMIN E PAGAVE, TRAJTIMEVE TË TJERA
FINANCIARE DHE PËRFITIMEVE TË TË PUNËSUARVE NË INSTITUCIONET
E ADMINISTRATËS PUBLIKE, SI DHE TË PAGËS BAZË MINIMALE
NË SHKALLË VENDI
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka si qëllim krijimin e kuadrit rregullator për kompetencat për caktimin e pagave, të
trajtimeve të tjera financiare dhe të përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës
publike, si dhe për përcaktimin e pagës bazë minimale në shkallë vendi.
Neni 2
Objekti i ligjit
Ky ligj përcakton institucionet dhe organet që kanë të drejtë të propozojnë dhe të miratojnë:
a) paga, trajtime të tjera financiare dhe përfitime për të punësuarit e institucioneve të administratës
publike;
b) pagën bazë minimale në shkallë vendi, të detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo punëdhënës në
Republikën e Shqipërisë.
Neni 3
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Institucione të administratës publike” janë institucionet e administratës shtetërore, institucionet
e pavarura, njësitë e vetëqeverisjes vendore, njësitë e fondeve speciale dhe ndërmarrjet shtetërore me
kapital mbi 50 për qind shtetëror.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 26 korrik 2024 · 93/2024 · Për një ndryshim në ligjin nr.35/2023 "Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera finaciare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.