Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 25/2022, “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve"

Ligji nr. 36/2023, datë 25 maj 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
36/2023
Data e miratimit
25 maj 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 88, 13 qershor 2023
Hyn në fuqi
28 qershor 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 88, datë 2023-06-13

LIGJ

Nr. 36/2023

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 25/2022, “PËR

MBËSHTETJEN DHE ZHVILLIMIN E STARTUP-EVE”

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 25/2022, “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve” bëhen këto ndryshime dhe

shtesa:

Neni 1 ndryshohet si më poshtë:

Neni 1

“Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është hartimi i një kuadri rregullator dhe institucional të favorshëm, për:

1. krijimin e zhvillimin e startup-eve dhe të veprimtarisë së punonjësve lëvizës digjitalë në territorin e

Republikës së Shqipërisë;

2. mbështetjen e ekosistemit vendas të startup-eve dhe integrimit me ekosistemin ndërkombëtar për

nxitjen e kërkimit, realizimit dhe përdorimit të ideve inovative, si dhe modeleve, produkteve e

proceseve të reja, të cilat sjellin risi në çdo fushë për zhvillimin ekonomik.”.

Neni 2 ndryshohet si më poshtë:

Neni 2

“Neni 2

Objekti

Ky ligj përcakton rregullat bazë, procedurat dhe organet shtetërore, që rregullojnë, mbështesin,

zhvillojnë dhe integrojnë ekosistemin e startup-eve të Republikës së Shqipërisë, si dhe format e

mbështetjes së punonjësve lëvizës digjitalë.”.

Neni 3

Shkronja “ç” e nenit 3 ndryshohet si më poshtë:

“ç) “punonjësit lëvizës digjitalë” janë shtetasit e huaj, që përdorin teknologjinë e komunikimit për të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.