Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.80/2020, “Për Policinë e Burgjeve"
Ligji nr. 39/2023, datë 8 qershor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 39/2023
- Data e miratimit
- 8 qershor 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 95, 27 qershor 2023
- Hyn në fuqi
- 12 korrik 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 95, datë 2023-06-27
LIGJ
Nr. 39/2023
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 80/2020,
“PËR POLICINË E BURGJEVE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 80/2020, “Për Policinë e Burgjeve” bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 14 bëhet ndryshimi i mëposhtëm:
1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Punonjësit në Policinë e Burgjeve e mbajnë armën në përdorim personal edhe jashtë orëve të
shërbimit, sipas kushteve të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Pas nenit 18 shtohet neni 18/1 me këtë përmbajtje:
Neni 2
“Neni 18/1
E drejta për përfitim kredie me kushte lehtësuese
1. Punonjësi i Policisë së Burgjeve përfiton kredi për strehim me kushte lehtësuese.
2. Kriteret dhe procedura për përfitimin e kredisë me kushte lehtësuese dhe masa e saj përcaktohen
me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 3
Në pikën 1, të nenit 29 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Shkronja “d” ndryshohet si më poshtë:
“d) nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo një kundërvajtje
penale me dashje;”.
2. Pas shkronjës “d” shtohet shkronja “d/1” me këtë përmbajtje:
“d/1) ndaj tij nuk është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi” për
kryerjen e një vepre penale ose nuk ka marrë cilësinë e të pandehurit për një krim të kryer me dashje;”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.