Për pranimin e protokollit për ndryshimin e marrëveshjes së Marrakeshit për themelimin e Organizatës Botërore të Tregtisë, marrëveshja për subvencionet e peshkimit
Ligji nr. 42/2023, datë 15 qershor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 42/2023
- Data e miratimit
- 15 qershor 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 99, 5 korrik 2023
- Hyn në fuqi
- 20 korrik 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 99, datë 2023-07-05
LIGJ
Nr. 42/2023
PËR PRANIMIN E PROTOKOLLIT PËR NDRYSHIMIN E MARRËVESHJES
SË MARRAKESHIT PËR THEMELIMIN E ORGANIZATËS BOTËRORE
TË TREGTISË, MARRËVESHJA PËR SUBVENCIONET E PESHKIMIT
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 2, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Pranimin e protokollit për ndryshimin e marrëveshjes së Marrakeshit për themelimin e
Organizatës Botërore të Tregtisë, marrëveshja për subvencionet e peshkimit, sipas tekstit që i
bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Neni 2
Miratuar në datën 15.6.2023.
Shpallur me dekretin nr. 95, datë 3.7.2023, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj.
Konferenca Ministrore
Sesioni i Dymbëdhjetë
Gjenevë, 12–15 qershor 2022
MARRËVESHJE MBI SUBVENCIONET E PESHKIMIT
VENDIMI MINISTROR I DATËS 17 QERSHOR 2022
Konferenca Ministrore,
duke pasur parasysh paragrafin 1 të nenit X të Marrëveshjes së Marrakeshit për Themelimin e
Organizatës Botërore të Tregtisë (“Marrëveshja e OBT-së”);
duke sjellë ndërmend udhëzimin e dhënë Anëtarëve në Konferencën e Njëmbëdhjetë Ministrore
të OBT-së, në vitin 2017, në Buenos Aires, se në Konferencën e ardhshme Ministrore duhet të
miratohet një marrëveshje për disiplinat gjithëpërfshirëse dhe të efektshme, që ndalon forma të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.