Për qeverisjen elektronike
Ligji nr. 43/2023, datë 15 qershor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 20 shkurt 2026.
- Numri
- 43/2023
- Data e miratimit
- 15 qershor 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 99, 5 korrik 2023
- Hyn në fuqi
- 20 korrik 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 99, datë 2023-07-05
LIGJ
Nr. 43/2023
PËR QEVERISJEN ELEKTRONIKE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i të drejtave, detyrimeve dhe përgjegjësive të autoriteteve publike
dhe/ose subjekteve private në lidhje me krijimin, zhvillimin dhe menaxhimin e sistemeve të
infrastrukturës së informacionit, detyrimin e autoriteteve publike dhe/ose subjekteve private në
zbatimin e standardeve të teknologjisë së informacionit, përcaktimin e rregullave për krijimin dhe
ofrimin e shërbimeve elektronike në Republikën e Shqipërisë, si dhe aksesin, përpunimin e
protokollimin e dokumentit elektronik.
Neni 2
Objekti i ligjit
Ky ligj përcakton:
a) parimet e përgjithshme të qeverisjes elektronike;
b) detyrimet e autoriteteve publike dhe subjekteve private në ofrimin e shërbimeve elektronike;
c) të drejtat e personave fizikë, subjekteve private dhe autoriteteve publike për të komunikuar me
njëri-tjetrin përmes teknologjisë së informacionit;
ç) funksionimin dhe ndërveprimin midis autoriteteve publike e subjekteve private për qeverisjen
elektronike;
d) infrastrukturën e shërbimeve elektronike;
dh) sistemin e administrimit dhe protokollit
administratës shtetërore në nivel qendror dhe vendor.
të dokumentit elektronik për
institucionet e
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 12 shtator 2024 · 100/2024 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2023, "Për qeverisjen elektronike"
- 20 shkurt 2026 · 25/2026 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2023, “Për qeverisjen elektronike”, i ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.