Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012, "Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar
Ligji nr. 44/2023, datë 15 qershor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 44/2023
- Data e miratimit
- 15 qershor 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 101, 7 korrik 2023
- Hyn në fuqi
- 22 korrik 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 101, datë 2023-07-07
LIGJ
Nr. 44/2023
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 69/2012, “PËR SISTEMIN
ARSIMOR PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË
NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
1. Pas pikës 5 të nenit 2 shtohen pikat 5/1, 5/2 dhe 5/3 me këtë përmbajtje:
“5/1. “Shkollë e bashkuar” është institucioni arsimor parauniversitar publik, që përfshin nxënës të
disa niveleve arsimore, sipas përcaktimeve të këtij ligji;
5/2. “Qendër Burimore” është institucioni arsimor parauniversitar, që ofron arsim special dhe
shërbime të veçanta për fëmijët me aftësi të kufizuara;
5/3. “Shkollë me status të veçantë” është institucioni arsimor parauniversitar publik, i arsimit të
orientuar me drejtim artistik dhe sportiv.
Neni 2
Në nenin 22 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:
“3. Shkollat e arsimit të orientuar nisin në klasa të arsimit bazë, duke siguruar formimin e nevojshëm
të nxënësve në lëndët e kulturës së përgjithshme. Në shkollat e arsimit bazë mund të krijohen klasa të
arsimit të orientuar, sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit përgjegjës
për arsimin.”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.