Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9774, datë 12.7.2007, “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, të ndryshuar
Ligji nr. 50/2023, datë 22 qershor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 50/2023
- Data e miratimit
- 22 qershor 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 105, 13 korrik 2023
- Hyn në fuqi
- 28 korrik 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 105, datë 2023-07-13
LIGJ
Nr. 50/2023
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9774, DATË 12.7.2007,
“PËR VLERËSIMIN DHE ADMINISTRIMIN E ZHURMËS NË MJEDIS”,
TË NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9774, datë 12.7.2007, “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, të
ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Kudo në tekstin e ligjit termat:
1. “Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve” zëvendësohet me “Agjencia Kombëtare e Mjedisit”.
2. “Bashki/komunë” dhe “bashkisë/komunës” zëvendësohen përkatësisht me “bashki” dhe
“bashkisë”.
3. “Organi/t/n i/e qeverisjes vendore”, “organet e qeverisjes vendore”, ”njësia e qeverisjes
vendore” zëvendësohen përkatësisht me “bashki”, “bashkisë”, “bashkia”, “bashkitë” , “bashkinë”.
Neni 2
Në nenin 3 pas pikës 19 shtohen pikat 20 dhe 21 me këtë përmbajtje:
“20. “Aglomerat” është pjesa e një territori, me numër popullsie më të madhe se 100 000 banorë
dhe dendësi popullsie prej më shumë se 3 000 banorësh/km2.
21. “Zonë turistike” është zona me vlerë natyrore të peizazhit, historike, kulturore, sportive,
shëndetësore dhe pushimi.
Neni 3
Në nenin 5 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1 Pikat 1 dhe 2 ndryshohen si më poshtë:
“1. Ministria është organi qendror përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit nga zhurma dhe për
përcaktimin e niveleve kufi.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.