Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 22/2018, "Për strehimin social"
Ligji nr. 48/2023, datë 22 qershor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 48/2023
- Data e miratimit
- 22 qershor 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 102, 10 korrik 2023
- Hyn në fuqi
- 25 korrik 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 102, datë 2023-07-10
LIGJ
Nr. 48/2023
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 22/2018,
“PËR STREHIMIN SOCIAL”
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 22/2018, “Për strehimin social”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1 ndryshohet si më poshtë:
Neni 1
“Neni 1
Objekti dhe qëllimi
i këtij
Objekti
ligji është përcaktimi
i rregullave dhe procedurave administrative për mënyrat e
planifikimit, sigurimit, administrimit dhe shpërndarjes së programeve sociale për strehim, si dhe
programit për strehim të të punësuarve të administratës publike, me qëllim krijimin e mundësive për
strehim të përshtatshëm e të përballueshëm, duke u mbështetur në aftësitë paguese të familjeve që kanë
nevojë për strehim dhe në ndihmën e institucioneve shtetërore përgjegjëse.”.
Neni 2
Në nenin 2 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
1. Pas pikës 11 shtohet pika 11/1 me këtë përmbajtje:
“11/1. “Njësia e vetëqeverisjes vendore” është bashkia, çdo ent publik, person juridik apo
ndërmarrje në varësi/pronësi të saj”.
2. Pas pikës 15 shtohet pika 15/1 me këtë përmbajtje:
“15/1. “Familje e re” në kuptim të këtij ligji është familja e krijuar si rezultat i martesës së lidhur
përpara nëpunësit të gjendjes civile ose bashkëjetesës së deklaruar para noterit publik, sipas Kodit të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.