Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shën Nikolla-Pulaj, për qarkullimin rrugor ndërkombëtar dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar
Ligji nr. 46/2023, datë 22 qershor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 46/2023
- Data e miratimit
- 22 qershor 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 101, 7 korrik 2023
- Hyn në fuqi
- 22 korrik 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 101, datë 2023-07-07
LIGJ
Nr. 46/2023
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MALIT TË ZI PËR HAPJEN
E PIKËS SË PËRBASHKËT TË KALIMIT KUFITAR SHËN NIKOLLA–PULAJ,
PËR QARKULLIMIN RRUGOR NDËRKOMBËTAR DHE KRYERJEN
E VEPRIMTARIVE TË PËRBASHKËTA TË KONTROLLIT KUFITAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së
Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shën Nikolla–Pulaj, për qarkullimin
rrugor ndërkombëtar dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar sipas tekstit që i
bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar më datë 22.6.2023.
Shpallur me dekretin nr. 99, datë 4.7.2023, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
DHE QEVERISË SË MALIT TË ZI “PËR HAPJEN E PIKËS SË PËRBASHKËT TË
KALIMIT KUFITAR SHËN NIKOLLA–PULAJ, PËR QARKULLIMIN RRUGOR
NDËRKOMBËTAR DHE KRYERJEN E VEPRIMTARIVE TË PËRBASHKËTA TË
KONTROLLIT KUFITAR”
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Malit të Zi (në vijim të referuara si
“Palët Nënshkruese”),
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.