Për arbitrazhin në Republikën e Shqipërisë
Ligji nr. 52/2023, datë 6 korrik 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 52/2023
- Data e miratimit
- 6 korrik 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 111, 27 korrik 2023
- Hyn në fuqi
- 11 gusht 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 111, datë 2023-07-27
LIGJ
Nr. 52/2023
PËR ARBITRAZHIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj përcakton rregullat për organizimin dhe zhvillimin e procedurave të arbitrazhit vendas dhe
ndërkombëtar kur vendi i arbitrazhit është në Republikën e Shqipërisë.
Neni 2
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka si qëllim krijimin e kuadrit ligjor për organizimin dhe zhvillimin e procedurave të
arbitrazhit, si dhe garantimin e organizimit të zhvillimit të procedurave të arbitrazhit në mënyrë
profesionale, cilësore, eficiente dhe efektive.
Neni 3
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Arbitër” është personi fizik, i caktuar në përputhje me parashikimet e këtij ligji për të shqyrtuar
dhe zgjidhur mosmarrëveshjen midis palëve nëpërmjet procedurës së arbitrazhit.
2. “Arbitrazh” është procedura përmes së cilës palët vullnetarisht caktojnë një arbitër ose një trup
gjykues arbitrash për shqyrtimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve,
të cilat rrjedhin nga një
marrëdhënie juridike e caktuar, që kanë lindur ose që mund të lindin ndërmjet tyre pavarësisht nëse
mosmarrëveshjet janë me natyrë kontraktore ose jo.
3. “Arbitrazh ndërkombëtar” është procedura e shqyrtimit dhe zgjidhjes së një mosmarrëveshjeje
kur:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.