Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë lidhur me një hua koncesionale për programin "Përmirësimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipërinë Veriore pas tërmetit të vitit 2019"
Ligji nr. 56/2023, datë 13 korrik 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 56/2023
- Data e miratimit
- 13 korrik 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 117, 4 gusht 2023
- Hyn në fuqi
- 19 gusht 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 117, datë 2023-08-04
LIGJ
Nr. 56/2023
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË LIDHUR ME NJË HUA KONCESIONALE PËR PROGRAMIN “PËRMIRËSIMI I RRJETIT TË SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE NË SHQIPËRINË VERIORE PAS TËRMETIT TË VITIT 2019”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë lidhur me një hua koncesionale për programin “Përmirësimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipërinë Veriore pas tërmetit të vitit 2019” sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 13.7.2023
Shpallur me dekretin nr. 161, datë 27.7.2023 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
[logo e Republikës së Shqipërisë] [logo e Republikës së Italisë]
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË LIDHUR ME NJË HUA KONCESIONALE PËR PROGRAMIN “PËRMIRËSIMI I RRJETIT TË SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE NË SHQIPËRINË VERIORE PAS TËRMETIT TË VITIT 2019”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.