Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar

Ligji nr. 64/2023, datë 21 korrik 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
64/2023
Data e miratimit
21 korrik 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 116, 3 gusht 2023
Hyn në fuqi
18 gusht 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 116, datë 2023-08-03

LIGJ

Nr. 64/2023

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7703, DATË 11.5.1993,

“PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 10, “Masa e kontributeve”, bëhen shtesat e mëposhtme:

1. Pas fjalisë së tretë shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

“Paga maksimale, për efekt kontributi, rritet me të njëjtën masë dhe në të njëjtën kohë me masën që

rritet paga minimale në shkallë vendi.”.

2. Në fund të nenit 10 shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Personat e punësuar me profesion në fushën e teknologjisë së informacionit (IT) dhe të regjistruar

në subjektet me aktivitet kryesor në fushën e teknologjisë së informacionit, të cilët ushtrojnë aktivitetin

e tyre sipas ligjit nr. 58/2022, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe

shkencore”, të miratuara sipas legjislacionit në fuqi për këtë kategori, paguajnë kontributet e sigurimeve

shoqërore në nivelin e pagës minimale mujore në shkallë vendi, me miratimin paraprak të punëmarrësit,

të evidentuar në kontratën e punës, pavarësisht pagës bruto të deklaruar.”.

Neni 2

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.