PËR MARRËDHËNIET E PUNËS
Ligji nr. 7526, datë 3 dhjetor 1991, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 29 qershor 1992.
- Numri
- 7526
- Data e miratimit
- 3 dhjetor 1991
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 27 dhjetor 1991
- Hyn në fuqi
- 27 dhjetor 1991
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1991-12-27
LIGJ
Nr.7526, datë 3.12.1991
PËR MARRËDHËNIET E PUNËS
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491 datë 29.4.l991 " Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
I. Dispozita të përgjithshme
Neni 1
Legjislacioni i punës bazohet në dispozitat kuhtetuese të Republikës së Shqipërisë. Ai merr
parasysh, njeh e respekton parimet dhe normat përgjithsisht të pranuara të së drejtës ndërkombëtare.
Neni 2
Punëdhënësit (personat juridikë e fizikë, shqiptarë atë huaj) dhe të punësuarit (punëtorët e
nëpunësit) kanë për detyrë të respektojnë në mënyrë të përpiktë legjislacionin e punës.
Neni 3
Marrëdhëniet juridike të punës janë marrëdhënie me shpërblim, prej të cilave burojnë të drejta
dhe detyrime që parashikohen në kontraten e punës.
II. Lindja e marrëdhënies juridike të punës
Neni 4
Marrëdhëniet e punës lindin mbi bazën e marr ëveshjes që lidhen ndërmjet të punësuarit dhe
punëdhënësit, me anën e së cilës i pun ësuari detyrohet të punojë në një vend pune sipas profesionit,
specialitetit ose sipas kushteve të tjera të përcaktuara në marrëveshje, duke i 'u në nshtruar rendit të
brendshëm të punës, kurse punë dhënësi detyrohet që kundrejt kësaj pune t 'i japë atij një pagë të
caktuar dhe t'i sigurojë kushte normale pune.
Neni 5
Pranohet në punë personi që ka mbushur l6 vjeç.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 29 qershor 1992 · 7576 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7526, DATË 3.12.1991 "PËR MARRËDHËNIET E PUNËS"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.