Për ratifikimin e Konventës për të drejtat e fëmijës
Ligji nr. 7531, datë 11 dhjetor 1991, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7531
- Data e miratimit
- 11 dhjetor 1991
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 89-e, 20 nëntor 2013
- Hyn në fuqi
- 20 nëntor 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 89-e, datë 2013-11-20
LIGJ
Nr. 7531, datë 11.12.1991
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS PËR TË DREJTAT E FËMIJËS
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikimin e “Konventës për të drejtat e fëmijës”, nënshkruar në Nju-Jork, më 26 janar 1990.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr. 89, datë 20.12.1991, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia
KONVENTA MBI TË DREJTAT E FËMIJËS
MIRATUAR NGA ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME E ORGANIZATËS SË KOMBEVE TË
BASHKUARA MË 20 NËNTOR 1989
PREAMBULA
Shtetet Palë në këtë Konventë,
duke pasur parasysh se, në përputhje me parimet e shpallura në Kartën e Kombeve të Bashkuara, njohja e dinjitetit të lindur dhe e të drejtave të barabarta e të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është baza e lirisë, drejtësisë dhe e paqes në botë;
duke pasur parasysh faktin se popujt e Kombeve të Bashkuara kanë ripohuar në Kartë besimin e tyre në të drejtat themelore të njeriut dhe në dinjitetin dhe vlerën e njeriut dhe kanë vendosur të nxisin progresin shoqëror e standarde më të mira jetese, në një liri më të madhe;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.