Ligj

PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT NR.6800, DATË 29.6.1983 "PËR HETUESINË E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"

Ligji nr. 7539, datë 17 dhjetor 1991, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7539
Data e miratimit
17 dhjetor 1991
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 10, 12 janar 1992
Hyn në fuqi
12 janar 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1992-01-12

LIGJ

Nr.7539, datë l7.12.1991

PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT NR.6800, DATË 29.6.1983 "PËR HETUESINË E

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet si vijon:

"Hetuesia është organ shtetëror i ngarkuar për hetimin e veprave penale. Ajo është e pavarur

në ushtrimin e funksioneve të saj dhe vepron në bazë të dispozitave kushtetuese e të ligjeve".

Neni 2

Neni 4 ndryshohet si vijon:

"Hetuesia varet administrativisht nga Ministri i Drejtësisë".

Neni 3

Në nenin 6, pas fjalëve "hetuesia në rreth", shtohen fjalët, si dhe hetuesia në njësitë

ushtarake".

Neni 4

Neni 8 ndryshohet si vijon:

"Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme dhe zëvendësi i tij emërohen e shkarkohen nga Këshilli i

Ministrave".

Neni 5

Nenet 2 dhe 3, shfuqizohen.

Neni 6

Çdo dispozitë që është në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohet.

Neni 7

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.100, datë 25.12.1991 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ramiz

Alia

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.