Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË KODIN E FAMILJES TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 7540, datë 17 dhjetor 1991, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7540
Data e miratimit
17 dhjetor 1991
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 10, 12 janar 1992
Hyn në fuqi
12 janar 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1992-01-12

LIGJ

Nr.7540, datë 17.12.1991

PËR DISA NDRYSHIME NË KODIN E FAMILJES TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Nenet 1 dhe 2 të Kodit të Familjes, shfuqizohen.

Neni 2

Neni 3 ndryshohet si vijon:

"Legjislacioni i familjes bazohet në dispozitat kushtetuese të Republikës së Shqipërisë".

Neni 3

Neni 4 ndryshohet si vijon:

"Familja bazohet në marrëdhëniet që lindin nga martesa, gjinia dhe birësimi. Ajo mbështetet

në ndjenjën e dashurisë dhe të respektit ndërmjet anëtarëve të saj. Familja ka për detyrë t'i edukojë

fëmijët me ndjenjën e dashurisë për atdheun dhe kombin shqiptar".

Neni 4

Paragrafi i dytë i nenit 5, shfuqizohet.

Neni 5

Neni 6 ndryshohet si vijon:

"Anëtarët e familjes kanë të drejta dhe detyrime të barabarta në familje.

Gruaja gëzon të drejta të barabarta me burrin".

Neni 6

Neni 7 ndryshohet si vijon:

"Prindërit përgjigjen për mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre".

Neni 7

Neni 95 ndryshohet si vijon:

"Në vendimin e zgjidhjes së martesës gjykata duhet të përmendë shkaqet e zgjidhjes së

martesës dhe, kur është rasti, të përcaktojë edhe fajësi në e bashkëshortit që bëhet shkaktar për

zgjidhjen e saj, kur kërkohet nga palët".

Neni 8

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.