PËR NDRYSHIME NË LIGJIN NR.6298, DATË 27.3.1981 "PËR PROKURORINË E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"
Ligji nr. 7538, datë 17 dhjetor 1991, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7538
- Data e miratimit
- 17 dhjetor 1991
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 10, 12 janar 1992
- Hyn në fuqi
- 12 janar 1992
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1992-01-12
LIGJ
Nr.7538, datë 17.12.l991
PËR NDRYSHIME NË LIGJIN NR.6298, DATË 27.3.1981 "PËR PROKURORINË E
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"
Në mbësht etje të nenit 16 të ligjit nr.74 91, datë 29.4.l991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR I
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Neni 1 ndryshohet si vijon:
"Prokuroria është organ që bën ndjekje penale, mbron akuzën në gjyq dhe kontrollon zbatimin
e ligjeve, në bazë të kompetencave të njohura nga dispozita kushtetuese dhe aktet e tjera ligjore".
Neni 2
Neni 5 ndryshohet si vijon:
"Prokuroria është e pavarur në ushtrimin e funksioneve të saj. Ajo vepron vetëm në bazë të
ligjit".
Neni 3
Në nenin 6 në paragrafin e parë dhe të dytë, pas fjalëve "të zonave" shtohen fjalët "dhe
ushtarake".
Neni 4
Në nenin 7, paragrafi i parë, hiqen fjalët "përfshirë dhe njësitë e repartet ushtarake".
Në këtë nen, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
"Prokuroria ushtarake ushtron të drejtat e saj brenda kufijve tokësorë të njësisë për katëse, të
caktuar nga ministri i Mbrojtjes dhe Prokurori i Përgjithshëm".
Neni 5
Neni 11 ndryshohet si vijon:
"Prokurori ka këto detyra:
1. Kontrollon nëse aktet e nxjerra nga organet shtetërore përputhen me ligjet.
2. Kontrollon zbatimin e ligjeve:
a) në organet e administratës shtetërore;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.