PËR FALJEN E DETYRIMEVE TË BASHKËSISË EKONOMIKE TË ALBAKRIT
Ligji nr. 8062, datë 8 shkurt 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8062
- Data e miratimit
- 8 shkurt 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 2, 12 mars 1996
- Hyn në fuqi
- 12 mars 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 2, datë 1996-03-12
LIGJ
Nr.8062, datë 8.2.1996
PËR FALJEN E DETYRIMEVE TË BASHKËSISË EKONOMIKE TË ALBAKRIT
Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4. 1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Falen detyrimet e prapambetura që ka bashkësia ekonomike e Albakrit në shumën 350 milionë
lekë, të ndara si më poshtë:
a) Ndaj buxhetit të shtetit për fondin kundërparti, në shumën 210 milionë lekë.
b) Ndaj buxhetit të shtetit për tatim mbi fitimin, në shumën 74 milionë lekë.
c) Ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore, për kontributin e pashlyer gjer më 31.12.1994, në
shumën 66 milionë lekë.
Neni 2
Për detyrimet e falura bashkësia ekonomike e Albakrit të bëjë rregullimet në kontabilitet, duke
i sistemuar me kapitalin themelor.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.1372, datë 16.2.1996 të Presidentit të Republikës së Shqiprisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.