PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS, TË PAGAVE DHE BUXHETIT PËR INSPEKTORATIN E KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË
Ligji nr. 8316, datë 1 prill 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8316
- Data e miratimit
- 1 prill 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 21 prill 1998
- Hyn në fuqi
- 21 prill 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1998-04-21
LIGJ
Nr.8316, datë 1.4.1998
PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS, TË PAGAVE DHE BUXHETIT PËR
INSPEKTORATIN E KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me ndryshimet e mëvonshme dhe të nenit 18 të ligjit nr.8265, datë 18.12.1997 “Për
organizimin e drejtësisë”, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Struktura e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë përbëhet nga:
Kryeinspektor, zëvendëskryeinspektor, 4 inspektorë gjyqtarë, 2 inspektorë prokurorë dhe 7
punonjës të administratës.
Neni 2
Paga e kryeinspektorit, zëvendëskryeinspektorit dhe inspektorëve gjyqtarë e prokurorë të
Këshillit të Lartë të Drejtësisë njësohen përkatësisht me pagën e kryetarit, zëvendëskryetarit dhe
anëtarëve të Gjykatës së Apelit Civil të Tiranës.
Neni 3
Në përca ktimin e pagës së sotme të Inspektoratit merren parasysh indeksimet e bëra sipas
nenit 4 të ligjit nr.7800, datë 2.3.1994 “Për pagat e gjyqtarëve, ndihmësgjyqtarëve efektivë,
prokurorëve dhe hetuesve”.
Neni 4
Pagat e administratës përcaktohen sipas krite reve të pagave të administratës së organeve
qendrore.
Neni 5
Ngarkohet Këshilli i Ministrave të sigurojë mjediset dhe mjetet e punës për funksionimin e
Inspektoratit.
Neni 6
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.