Ligj

Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore

Ligji nr. 8318, datë 1 prill 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 24 shtator 2018.

Numri
8318
Data e miratimit
1 prill 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 10, 6 maj 1998
Hyn në fuqi
21 maj 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1998-05-06

LIGJ

Nr.8318, datë 1.4.1998

PËR DHËNIEN ME QIRA TË TOKËS BUJQËSORE E PYJORE, TË LIVADHEVE DHE

KULLOTAVE QË JANË PASURI SHTETËRORE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj përcakton të drejtën e shtetit për dhënien me qira personave fizikë e juridikë vendas a

të huaj, tokë që është në pronësi të tij.

Neni 2

Përcaktimet e këtij ligji janë:

“Tokë” nënkupton tokën që është pasuri shtetërore, klasifikuar në fondin e tokës bujqësore,

pyjore, me bimësi pyjore, livadh dhe kullotë.

"Qiradhënës” nënkupton shtetin, përfaqësuar nga çdo organizëm shtetëror që me ligj ka

autoritetin të lidhë kontratë qiraje për tokën në administrim të tij.

“Qiramarrës” nënkupton çdo person fizik e juridik, vendas a të huaj, që merr me qira tokën

shtetërore në zbatim të kërkesave të këtij ligji.

KREU II

KUSHTET KONTRAKTUESE TË DHËNIES ME QIRA

Neni 3

Kushtet e dhënies me qira të tokës rregullohen ndërmjet palëve kontraktuese me një kontratë

të veçantë, në përputhje me kërkesat e Kodit Civil dhe aktet ligjore e nënligjore për tokën bujqësore,

livadhet, kullotat, pyjet, gjuetinë, ujërat, peshkimin dhe mjedisin.

Kushtet që nuk specifikohen në kontratën e qirasë ndërmjet palëve, por që mund të dalin më

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 17 shtator 1998 · 8406 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8318, DATË 1.4.1998 "PËR DHËNIEN ME QIRA TË TOKËS BUJQËSORE E PYJORE, TË LIVADHEVE E KULLOTAVE, QË JANË PASURI SHTETËRORE"
  2. 24 shtator 2018 · 65/2018 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8318, DATË 1.4.1998, “PËR DHËNIEN ME QIRA TË TOKËS BUJQËSORE E PYJORE, TË LIVADHEVE DHE KULLOTAVE QË JANË PASURI SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.