Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8408, DATË 25.9.1998 “PËR POLICINË E NDËRTIMIT”

Ligji nr. 8568, datë 20 janar 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8568
Data e miratimit
20 janar 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 4, 13 janar 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 2000-01-13

LIGJ

Nr. 8568, datë 20.1.2000

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8408, DATË 25.9.1998 “PËR POLICINË E

NDËRTIMIT”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8408, datë 25.9.1998 “Për Policinë e Ndërtimit” bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3, pika 2 ndryshohet si vijon:

2. Të vendoset gjoba për shkelje të dispozitave ligjore të mësi përme. 60 për qind e të

ardhurave të tyre të kalojnë në buxhetin e shtetit dhe 40 për qind në favor të Policisë së Ndërtimit.

Neni 2

Në fund të nenit 11 shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Ministria e Financave për të nxjerrë udhëzime të

përbashkëta për mënyrën e administrimit të të ardhurave nga gjobat e vjelura nga Policia e Ndërtimit.”

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2540, datë 4.2.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep

Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.