PËR RATIFIKIMIN E “PROTOKOLLIT TË TRETË SHTESË TË “MARRËVESHJES SË FORCËS SHUMËKOMBËSHE PAQERUAJTËSE TË EUROPËS JUGLINDORE
Ligji nr. 8816, datë 20 shtator 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8816
- Data e miratimit
- 20 shtator 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 47, 18 tetor 2001
- Hyn në fuqi
- 2 nëntor 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2001-10-18
L I G J
Nr.8816, datë 20.9.2001
PËR RATIFIKIMIN E “PROTOKOLLIT TË TRETË SHTESË TË “MARRËVESHJES SË FORCËS SHUMËKOMBËSHE PAQERUAJTËSE TË EUROPËS JUGLINDORE””
Në mbështetje të neneve 78, 81, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Protokolli i tretë shtesë i “Marrëveshjes së Forcës Shumëkombëshe paqeruajtëse të Europës Juglindore””, nënshkruar në Athinë, më datë 21 qershor 2000.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.3093, datë 22.9.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani
PROTOKOLLI
I TRETË SHTESË I MARRËVESHJES SË FORCËS SHUMËKOMBËSHE TË EUROPËS JUGLINDORE
Shtetet Palë në Marrëveshjes e Forcës Shumëkombëshe Paqeruajtëse të Europës Juglindore, nënshkruar në Shkup më 26 shtator 1998;
Duke marrë në konsideratë se, në përputhje me Marrëveshjen e Forcës Shumëkombëshe Paqeruajtëse të Evropës Juglindore, dispozitat e PfP SOFA dhe protokoll shtesë i saj, në parim, duhet të jenë të aplikueshme sipas ndryshimeve të nevojshme të Marrëveshjes.
Me dëshirën për të përcaktuar satusin e përshtatshëm të Shtabit të SEEBRIG, të vendosur përkohësisht ose mbi bazën e rotacionit, në territoret e tyre, në përputhje me Marrëveshjen e Forcës Shumëkombëshe Paqeruajtëse të Europës Juglindore dhe personelit të tij e familjeve të tyre, bien dakort si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.