PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET MINISTRISË SË MBROJTJES TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MINISTRISË SË MBROJTJES TË REPUBLIKËS ITALIANE, LIDHUR ME VEPRIMTARINË E BASHKËPUNIMIT DHE TË ASISTENCËS PËR RISTRUKTURIMIN E INFRASTRUKTURAVE LOGJISTIKE DHE STËRVITORE NË AKADEMINË E FORCAVE AJRORE NË VLORË DHE PËR RISISTEMIMIN E PISTËS SË FLUTURIMIT PREJ DHEU NË PISHË - PORO”
Ligji nr. 8815, datë 20 shtator 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8815
- Data e miratimit
- 20 shtator 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 47, 18 tetor 2001
- Hyn në fuqi
- 2 nëntor 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2001-10-18
L I G J
Nr. 8815, datë 20.9.2001
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET MINISTRISË SË MBROJTJES TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MINISTRISË SË MBROJTJES TË REPUBLIKËS ITALIANE, LIDHUR ME VEPRIMTARINË E BASHKËPUNIMIT DHE TË ASISTENCËS PËR RISTRUKTURIMIN E INFRASTRUKTURAVE LOGJISTIKE DHE STËRVITORE NË AKADEMINË E FORCAVE AJRORE NË VLORË DHE PËR RISISTEMIMIN E PISTËS SË FLUTURIMIT PREJ DHEU NË PISHË - PORO”
Në mbështetje të neneve 12 pika 3, 78, 81, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës Italiane, lidhur me aktivitetin e bashkëpunimit dhe asistencës për ristrukturimin e infrastrukturave logjistike dhe stërvitore në Akademinë e Forcave Ajrore në Vlorë dhe për risistemimin e pistës së fluturimit prej dheu në Pish Poro”, nënshkruar në Tiranë, më datë 7 qershor 2001.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.3092, datë 22.9.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani
MARRËVESHJE
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.