Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT TREGTAR DHE EKONOMIK NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT TË IZRAELIT

Ligji nr. 8817, datë 27 shtator 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8817
Data e miratimit
27 shtator 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 47, 18 tetor 2001
Hyn në fuqi
2 nëntor 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2001-10-18

LIGJ

Nr.8817, datë 27.9.2001

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT TREGTAR DHE EKONOMIK NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT TË IZRAELIT”

Në mbështetje të neneve 78, 81, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.3112, datë 3.10.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

MARRËVESHJE

NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT TË IZRAELIT MBI BASHKËPUNIMIN TREGTAR DHE EKONOMIK

Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Shtetit të Izraelit (më poshtë të quajtura "Palë"),

Duke njohur që bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik janë faktorë të rëndësishëm dhe të domosdoshëm në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe mbi bazë të një bashkëpunimi afatgjatë të qëndrueshëm dhe të barabartë;

Duke dëshiruar të zhvillojnë marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike ndërmjet të dy vendeve mbi bazën e barazisë dhe përfitimit reciprok;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.