Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË TË ZHVILLIMIT NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN “SHPËRNDARJA E SHËRBIMEVE SOCIALE””

Ligji nr. 8820, datë 27 shtator 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8820
Data e miratimit
27 shtator 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 48, 26 tetor 2001
Hyn në fuqi
10 nëntor 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2001-10-26

LIGJ

Nr. 8820, datë 27.9.2001

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË TË ZHVILLIMIT NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN “SHPËRNDARJA E SHËRBIMEVE SOCIALE””

Në mbështetje të neneve 78, 81, 83 pika 1, 2 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë të zhvillimit ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin “Shpërndarja e shërbimeve sociale””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3115, datë 3.10.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

Numri i Kredisë 3513 Shqipëri

MARRËVESHJA

E KREDISË SË ZHVILLIMITNDËRMJET SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIMPROJEKTI I SHPËRNDARJES SË SHËRBIMEVE SOCIALE

DATË 3 KORRIK, 2001

MARRËVESHJA e datës 3.7.2001, ndërmjet REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (Huamarrësi) dhe SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (Shoqata).

Ndërsa, (A) Huamarrësi, pasi ka mbetur i kënaqur me zbatueshmërinë dhe prioritetin e projektit që përshkruhet në Seksionin 2 të kësaj Marrëveshjeje i ka kërkuar Shoqatës ta ndihmojë në financimin e këtij Projekti;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.